Me vendimin për llogari për dedikime të veçanta, 27 milionë euro të projektuara do të arrijnë tek të gjithë qytetarët

TË FUNDIT

Qeveria, në seancën e djeshme miratoi Vendimin për plotësimin e Vendimit për hapjen e llogarisë për dedikim të veçantë, dedikuar për personat të cilët nuk i azhurnuan të dhënat e tyre në afatin e paraparë ligjërisht dhe të cilët nuk ishin në listën e mbështetjes financiare prej 6.000 denarëve nga pakoja e katërt të masave, të cilat janë dedikuar për qytetarët me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesit e pensioneve, shfrytëzuesit e së drejtës së sigurimit social të të moshuarve, të rinjve, prindërve vetushqyes, jetimëve dhe kujdesit prindëror, artistëve dhe personave tjerë të angazhuar në veprimtari në kulturë, film dhe artistë të estradës.

Zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski kumtoi se pjesa më e madhe e ankesave që nuk u pranuan kishin të bënin me qytetarë që tashmë kanë marrë ndihmë në grupin e tretë të masave dhe se politika e Qeverisë është që të përfshijë sa më shumë qytetarë të jetë e mundur.

Për rastet individuale të refuzuara, tha ai, mund të kërkohen përgjigje nga institucionet nga të dhënat e të cilave janë marrë të dhënat për qytetarët që kanë të drejtë për këtë ndihmë, si Fondi për sigurim pensional dhe invalidor, Drejtoria e të ardhurave publike, Agjencia për punësim.