Tetova vazhdon të ketë problem me ujin e pijshëm. Edhe pse i shtrirë afër malit Sharr dhe me dy ujësjellës që kanë kushtuar miliona euro, ky qytet nuk po ka ujë të mjaftueshëm.
Qytetarët që jetojnë në lagjen Drenovec, Poptok, por edhe 146 po përballen më shumë me mungesën e ujit. Ata thonë gjatë ditës kanë vetëm gjysmë ore ujë dhe ai nuk është i pijshëm.
“Po ashtu si ja bëjmë me zor e çojmë ma shumë të pa larë se të larë. Edhe ai ujë që vjen gjysmë ore nuk bën i vjen era gumë, me jave nuk punon kur vjen gjysmë ore. Ma shumë blejmë ujë blejmë për të ngrënë dhe për të pirë a për të larë nuk ka.”
“Jo vetëm tash për ramazan, pesë apo gjashtë vjet ka që nuk kemi ujë, s’ka ujë “
MK “Ujë nuk kemi a çfarë është puna as ne nuk e dimë, do lëshojnë ujë nga ora tre apo katër dhe më pas nuk ka më ujë .”
“Nuk bëjmë asgjë vetëm ri gjithë ditën para çezmës dhe pres të vijë uji, a të lash enë a të pastrosh. Por edhe të sëmurë jemi, higjiena është para se gjithash, si të jetosh pa ujë kjo është një jetë e vështirë për të jetuar.”
Ndërmarrja publike komunale “Tetova” njoftoi se tash më dy ditë kanë filluar me restrikcione për shkak të reshurave të shiut.
“Si pasojë e të reshurave të shiut , uji që vjen nga burimi i Leshnicës ka pësuar ndotje dhe për këtë arsye i njëjti është i ndalur. Sasia e ujit nga burimet tjera dhe bunarët arrin deri në 260 l/s , sasi e cila nuk është e mjaftueshme për furnizim normal dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, kështu që ndërmarrja ka vendosur që prej ora 23:00 deri ne ora 03:00 të kemi restrikcion të ujit”, thonë nga NPK Tetova – Tetovë.
Defektet e shumta të ujësjellësit të Leshnicës, kanë lënë Tetovën deri në 10 ditë pa ujë, ndërsa mungesa e ujit në pjesët më të larta të qytetit tash më janë të zakonshme.
