Më shumë se 118 milionë persona në botë deri më tani janë infektuar me korona virus, tregojnë të dhënat e ueb-faqes “Uorlldmetër”.
Vetëm dje, numri i rasteve në botë është rritur për diç më shumë se 254 mijë, ndërsa më së shumti të infektuar janë regjistruar në SHBA, 27.268. Sipas numrit të rasteve të reja, vijon Franca me 23.302 raste, Italia me gati 20.000, India me 16.846, Turqia me 13.755…
Më së shumti të infektuar në botë ka në SHBA – gati 30 milionë, pas çka vijojnë India dhe Brazili me mbi 11 milionë të infektuar me Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë.
Rusia është në vendin e katërt në botë dhe e para në Evropë me 4,3 milionë të infektuar, pastaj vijon Britania e Madhe me 4,2 milionë, vijon Franca me 3,9 milionë, pastaj Spanja dhe Italia ku janë infektuar më shumë se 3,1 milionë banorë.
