Shteti do të paguaj për humbjen e jetës së njerëzve nëse kursen në financimin e shoqatave për mbrojtje nga HIV, porositën 14 organizata qytetare që janë pjesë e platformës për mbrojtje nga HIV para Ministrisë së Shëndetësisë. Tre muajt e kaluar të punësuarit në këto organizata kanë punuar pa kompensim dhe shpenzimet i kanë mbuluar vetë.
“Shteti vendos në rrezik mbylljen e kapaciteteve të vendosura për kontrollin e infeksionit nga HIV dhe e cenon shëndetin e më së paku 10 përdorueseve të drejtpërdrejtë të këtyre shërbimeve nga komunitetet e margjinalizuara. Në vend të mjeteve të parapara në vlerë prej 46.5 milionë denarëve në programin për mbrojtjen e popullsisë nga HIV të destinuara për shërbimet për parandalim, që zbatohet në 12 qytete, ministria dje publikoi thirrje publike për shoqatat në vlerë prej 19 milionë denarëve”, tha Andrej Senih nga “Së bashku më të fortë”.
Shërbimet institucionale dhe të terrenit të shoqatave për mbrojtje nga HIV kanë qenë në dispozicion edhe gjatë gjithë pandemisë. Theksojnë se kanë qenë lidhja e vetme për të realizuar të drejtën themelore njerëzor për shërbime shëndetësore.
“Të drejtat e tyre shkelen çdo ditë në më shumë baza. Por, është e papranueshme që tu shkurtohet e drejta e shëndetit. Në dy vitet e kaluara të pandemisë përderisa administrata shtetërore “punonte” nga shtëpia, personat që punonin në zbatimin e programeve për parandalimin e HIV në përputhje me masat dhe rekomandimet menjëherë u riorganizuan me protokolle adekuate dhe asnjë ditë nuk e ndalën apo nuk ulën shërbimet për shfrytëzuesit final”, deklaron Hajdi Shterjova Simonoviq nga “Hobs”.
Me buxhet prej 25.5 milionë denarëve nuk mund të realizohen shërbimet. Në vitin 2017 është vlerësuar se shuma minimale për shërbimet e tilla që janë obligim i shtetit duhet të jetë 60 mijë denarë. Momentalisht 350 persona po mjekohen nga HIV, por nëse përfshihen edhe ata që nuk janë të vetëdijshëm që janë pozitiv, vlerësimet e shoqatave tregojnë se numri arrin deri në 500 persona. Ky numër parashihet të rritet me uljen e shumës së mjeteve për parandalim.
