Me sanduiç në konferencë, pa sanduiç në protestë / Sindikatat ndryshe do ta shënojnë ditën e punëtorit – 1 maji

TË FUNDIT

“Ku do të jeni nesër?
-Nesër do të jem në shtëpi me familjen”, tha Bllagoja Rallpovski, kryetar i KSL-së.

“Lidhja e sindikatave të Maqedonisë fton të gjithë ata që ia mendojnë të mirën punëtorit gjatë ditës së nesërme në orën 11:00, të na bashkëngjiten në protestën e punëtorëve”, tha Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së

Konfederata e Sindikatave të Lira sot organizoi konferencë tematike dhe shpërndau sanduiçë për pjesëmarrësit, në shënimin e Ditës së Punëtorit. Lidhja e sindikatave për nesër u bëri thirrje punëtorëve për të dalë në protestë, që të kërkohet rritja e pagës minimale në 500 euro, respektimi i kontratave kolektive dhe rritja e të gjitha pagave për 100 euro.

“Çfarë sanduiçësh?
Po, për t’ua dhënë atyre që protestojnë.
Të gjithë punëtorët janë të mirëpritur në protestën e nesërme”, shtoi Trendafilov

Me sanduiçë në konferencë apo pa sanduiçë nesër në protesta, sindikatat në mënyrë shtesë treguan se kanë plotësisht qëndrime të ndryshme dhe vazhduan me akuzat e ndërsjella.

“Qeveria kishte treguar gatishmërinë që nga 1 maji të nisë përsëri rritja e mëtejshme dhe më e madhe e pagave në sektorin publik, por tani pyetini ata që do të dalin nesër në protestë, pse refuzojnë të mos bien dakord dhe pse punëtorët nga 1 maji nuk do të marrin përsëri rritje të pagave”, tha Rallpovski.

“Qeveria premtoi se nga muaji maj do të rriten pagat e punëtorëve të cilët në fillim të janarit protestuan pesë ditë para ministrive dhe përfunduan para Ministrisë së Financave, duke kërkuar shtesë prej 30% për pagën e tyre siç kanë disa punëtorë në sektorin publik, në disa institucione që kanë shtesa për pagat”, sqaroi Trendafilov.

Se këto dy sindikata kanë qëndrime të ndryshme shihet edhe në pikëpamjet e tyre mbi funksionimin e dialogut social. Për Konfederatën, ky dialog është i mirë, edhe pse nuk kanë përfaqësues sindikatat, ndërsa sipas LSM, dialogu social nuk ekziston fare. Për këshilltarin e Kryeministrit për çështje të të drejtës së punës, Llazar Joveski, dialogu është i shkëlqyer dhe provë për këtë është pjesëmarrja e Kryeministrit në çdo takim.

“Por, në fund të ditës, duhet të jetë e qartë për të gjithë se edhe ata që protestojnë edhe ata që diskutojnë edhe ata që kritikojnë duhet të ulen në tryezë si partnerë socialë, kur flas për sindikatat, punëdhënësit dhe Qeverinë dhe në fund të ditës të gjithë të bisedojnë…”, tha Llazar Joveski, këshilltar i kryeministrit Mickoski.

Këshilltari i Kryeministrit dhe profesori i së drejtës së punës, Joveski, njoftoi se 1 majin do ta kalojë me librat e tij dhe me deklarata për mediat me rastin e Ditës së Punëtorëve.