Me muaj presin për trajnim dhe provime! Kandidatët për drejtorë shkollash protestojnë para Qendrës për Provime

TË FUNDIT

Kanë paguar rreth 500 euro për trajnim dhe për dhënie të provimit për t’u bërë drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, por kanë muaj që presin që të thirren nga Qendra Shtetërore e Provimeve. Për këtë, kandidatët protestuan para Qendrës, duke treguar edhe se janë paraqitur në pajtim me Ligjin për trajnime.

 “Jemi të habitur nga vullneti dhe mosrespektimi i dispozitave ligjore edhe pse në bazë të nenit 5 të Ligjit i përmbushim kushtet për zbatimin e trajnimeve bazë, dhe në përputhje me nenin 8, paragrafi 1, citoj: Realizimi i trajnimeve sipas programit për kandidat të paraqitur fillon pas formimit të grupit me 10 kandidat të cilët janë paraqitur për trajnim në përputhje me nenin 7 të këtij ligji”, tha Ksenija Vramçeva, kandidate për drejtoreshë.

Drejtoresha e Qendrës për provime ka deklaruar se trajnimet e fundit janë mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa në mars planifikohen të fillojnë trajnimet tjera, por Aleksandar Georgieski thotë se trajnime duhet të mbahen më shpesh sepse ka shumë kandidat që presin.

 “Ne jemi paraqitur diku 50 persona, drejtoresha thotë se duhet të organizohen minimum dy trajnime në vit dhe nuk dalin me qëndrim se kur saktë do të jenë ato trajnime. Pyesim se përse të mos ketë më shumë trajnime në vit, sepse siç e dini ne jemi të paraqitur më shume se 50 kandidatë, përse të mos ketë 5 trajnime këtë vit, që të gjithë që do të pajisemi me certifikata të mund të konkurrojmë në konkurse për drejtorë”, pohoi Aleksander Georgievski, kandidat për drejtor.

Kandidatët i bënë thirrje drejtoreshës së QSHP t’i respektojë ligjet dhe menjëherë ta fillojë procesin e trajnimit, përndryshe do të ndërmerren masa.

 “Në periudhën e ardhshme sigurisht që do të ndërmarrim masa. Do të drejtohemi edhe të Avokati i Popullit, por do të reagojmë edhe në ambasada të caktuara që të vërtetohen se cila është arsyeja për këtë  sjellje diskriminuese”, pohoi Dragan Popovski, kandidat për drejtor.

Kandidatët thotë se sipas informacioneve të tyre deri në këtë moment janë formuar mbi pesë grupe dhe të gjithë kandidatët i përmbushin kushtet, ndërsa kanë 5 muaj që kanë paguar për trajnim dhe për dhënien e provimit drejtor të shkollave fillore, të mesme dhe konvikte.