“Më mirë në burg, se sa të lejë fëmijët pa bukë”, flet shoferi i revoltuar pas masave për ndërprejre të transportit në Tetovë

TË FUNDIT

Ky është  Hazbi Idrizi, ai për çdo ditë  transporton udhëtarë nga qyteti i Tetovës  për në Komunën e Bogovinës dhe anasjelltas. Me vendimin e ri të shtabit të krizës  për pandeminë Covid 19 në  Komunën së Tetovës,  edhe puna e Hazbiut do të  ndërpritet. Hazbiu kërkon nga qeveria që të sigurojë ndihma për të dhe të gjithë ata që e bëjnë këtë punë, pasi që nuk mund as të sigurojnë kafshatën e gojës për fëmijët e tyre. Hazbiu thotë se ai do të dalë përsëri në punë, më mirë në burg se sa fëmijët ti mbajë të uritur në shtëpi.

“Tek qeveria i kisha apeluar të na liroj  që të punojmë , në të kundërtën të na sjellin ndihma deri tek shtëpia  unë zgjidhje tjetër skam unë edhe dënim le të më shkruan nesër më mirë në burg le të më mbyllin se sa ti lë fëmijët pa bukë”, tha Hazbi Rakipi, shofer.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi thotë se me rëndësi është shëndeti i qytetarëve, dhe nëse bie numri i rasteve në rajon, kjo masë do të jetë nga të parat që do të ndërpritet.

“Prioritet kryesor është çështja e mbrojtjes së shëndetit ashtu siç e shihni nga shpërndarja  e rasteve në komuna, lëvizja  e grumbulluar në komuna është një rrezik i llojit të vet”, tha Teuta Arifi, Kryetare e Tetovës.

Por qyteti i Tetovës pas 85 orësh policore  ishte në një kaos të vërtetë, komunikacion i dendur  në rrugë, rrëmujë në tregje dhe para bankave.  Para barnatoreve  takuam qytetarë që prisnin të blejnë maska , ata thonë  se nëse qeveria  vendos që  të gjithë qytetarët të mbajnë maska, atëherë do të duhet furnizim më serioz, pasi  ata nuk kanë mundësi të blejnë çdo ditë.

Qytetar: “ Një maskë është nga 50 denarë deri në 100 denarë e populli s‘ka mundësi që t’i blejë. Qeveria patjetër të ndihmojë nëse nuk ndihmon atëherë populli duhet t’i mbajë maskat se s’kanë mundësi t’i blejnë ”

Qytetar: “ Çdo kush nuk mund të blejë maskë , do të duhet të gjendet një zgjidhje”.

Qytetar: “Nuk ka mundësi të blejmë çdo ditë nga dy , duhet Qeveria në përgjithësi të shpërndajë maska”.

Por nga Komuna e Tetovës kanë kërkuar  nga Qeveria që në Tetovë maskat të mos jenë të obligueshme edhe në rrugë por vetëm në hapësirat e mbyllura.

“Mbajtja e maskave vlen vetëm për hapësirat e mbyllura  si propozim dhe si kërkesë është pranuar nga ana e komisionit të sëmundjeve ngjitëse  dhe besojmë se edhe qeveria do ta bëjë këtë specifikim  dhe kjo masë d të vlejë vetëm për hapësirat e mbyllura”, tha Teuta Arifi, Kryetare e Tetovës.

Nga shtabi i krizës gjithashtu kanë kërkuar që edhe ora policore  të fillojë nga ora 19. Në Tetovë dhe komunat përreth janë regjistruar edhe 3 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është 60.