Më llogari ta blesh bukën apo ta gatuash? Bekteshi nuk komenton çmimin e miellit, por siguron se ka mjaftueshëm

TË FUNDIT

Maqedonia ka grurë mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për panik. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili vizitoi një fabrikë për prodhimin e miellit. Por kur e pyetëm për çmimin nuk deshi të përgjigjet.


“Nuk është moment të bëjmë sezancione se të gjithë e dimë se sa kushton një thes miell”, tha Bekteshi.

Një thes miell shitet për rreth 800 denarë por Beskteshi tha se Ministria e Ekonomisë nuk është rregullator i çmimeve.

“Siç ju nuk i caktoni çmimet e reklamave në televizionin tuaj edhe ministria ekonomisë nuk është rregullator. Krijon politika dhe me siguri atë çështje e përcakton tregu dhe në bëjmë përpjekje maksimale që ajo çështje të mos jetë në kurriz të qytetarëve.”

Por çfarë thonë qytetarët për miellin. A kanë më shumë llogari ta blejnë apo ta gatuajnë.

“Unë mendoj se nëse e blen miellin dhe e përgatit aty do të paguash edhe koston e rrymës dhe gjithsesi kostoja rritet, por është më e shtrenjtë buka, por është diferenca shumë vogël dhe unë kisha preferuar që të gatuhet në shtëpi.”

“Buka e gatshme është më e mirë, nuk ka shumë punë edhe ke llogari.”
“Ma llogari ke të bësh në shtëpi.”
“E blejmë ne bukën, asnjëherë nuk e bëj në shtëpi, tamam puna.”

Një thes miell gjatë vitit 2020 në një njëjtën periudhë kohore ka kushtuar 550 denarë, ndërsa tash është 850. E çmimi i grurit në vitin 2020 në të njëjtën periudhë kohore ka kushtuar 11 denarë , ndërsa tash i njëjti është 22 denarë për kilogram.