Me “Europën dixhitale” në një fond prej €7.5 miliardë / Maqedonia do të përdorë fond europian për dixhitalizimin e shoqërisë

TË FUNDIT

Me Marrëveshjen për programin “Europa Dixhitale” e Bashkimit Evropian, e cila u nënshkrua të premten në Bruksel nga ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Azir Aliu, vendi mund të aplikojë për projekte që do të financohen nga një fond me buxhet total prej 7.5 miliardë eurosh, të destinuara për të gjitha vendet e përfshira në Marrëveshje deri në vitin 2030.

Në këtë program për transformimin dixhital të shoqërisë, i cili u hap para dy vitesh, përveç vendit u bashkuan edhe Serbia dhe Mali i Zi. Ai është i ndarë në pesë shtylla kryesore. Aplikimi i parë i Maqedonisë së Veriut në “Evropa Dixhitale” do të jetë për vizualizimin e artefakteve në vend – projekt për të cilin, siç tha ministri, tashmë kemi një ide dhe material aplikativ.

“Duhet të kemi projekte dhe të fillojmë. Nga e enjtja do të kem takime me institucionet e arsimit të lartë që të mund të i informoj dhe të jenë pjesë e atyre grupeve të punës. Do të krijojmë grupe pune për 5 shtyllat, ku do të ketë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, administrate publike dhe sektori privat, sektori joqeveritar gjithashtu dhe do të aplikojmë. Një nga projektet më të lehta që mund të aplikojmë meqë kemi edhe ide edhe material është artefaktet në vend, pra për vizualizim dhe virtualizim të artefakteve”, tha Aliu./TV21