Më 5 maj do të fillojë vaksinimi masiv në Pollog, Qendra Rajonale po bëhet gati në Tetovë

TË FUNDIT

Më 5 maj në Tetovë do të fillojë vaksinimi masiv.
Qendra rajonale për vaksinim po përgatitet në sallën sportive të shkollës së mjekësisë.
Punët po vijojnë, ndërsa 20 pikat e vaksinimit do të futen në funksion shumë shpejt.
Drejtori i shtëpisë së shëndetit publik në Tetovë thotë se kuadri është gati dhe se kjo pikë e vaksinimit do ketë një kapacitet për vaksinimin të 1500 personave në ditë.

“Është paraparë nga ministria e Shëndetësisë që punkti të fillojë me punë me 5 maj dhe jam optimist se do përgatitet që me 5 maj të fillojmë. Kapaciteti i kësaj pike është që 1500 persona të vaksinohen për çdo ditë edhe siç mund të shihet vaksinimi do të realizohet në 20 pika. Kuadri është i siguruar nga Shtëpia e Shëndetit Publik në Tetovë, por nëse është e nevojshëm do të sigurohet edhe staf tjetër nga ane Shtëpisë së Shëndetit Publik”, deklaroi Borisllav Jorgaçievski nga Shtëpia e Shëndetit Publik Tetovë.

Në pikën për vaksinim në Tetovë do të përfshihet komuna e Tetovës, ajo e Gostivarit dhe komunat rurale.

“Akoma nuk kemi informacion të saktë se cilat qytete do të vaksinohen në këtë pikë, por Tetova dhe Gostivari dhe komunat që janë në të, janë sigurt, për qytetet tjera nuk kemi informacion pasi që terminet edhe kategoritë për vaksinim, caktohen në ‘Terminin im’ në bazë të kategorive që i ka bërë ministria e Shëndetësisë.”

Deri më tani në Tetovë nga Qendra për Shëndet Publik janë vaksinuar 1600 të moshuar mbi moshën 70 vjeçare. Ndërsa deri më tani vaksinën e kanë marr një pjesë e arsimtarëve, stafi mjekësor, ushtria edhe pjesëtarët e policisë.