Më 27 prill kishte individë që ishin të përgatitur për të vrarë! Zaev rrëfen në TV21 përjetimet e para 3 viteve

TË FUNDIT

Ka pasur persona të përgatitur dhe me qëllimin për të vrarë njerëz në natën e të 27 prillit! Këtë e tha në TV21 kryetari i LSDM-së dhe ish-Kryeministri Zoran Zaev i ftuar për të folur për dhunën e para 3 viteve në shtëpinë ligjvënëve.

“Është e qartë se kishte individë të përgatitur me qëllimin që brenda të vrasin dhe të marrin jetë, pa dallim se a kryetarin e Kuvendit të zgjedhur, deputetëve, gazetarëve ose të punësuarve në Kuvend. Jetë njerëzish. Parë nga dita e sotme del mësim se kjo nuk të bëhet ashtu!” u shpreh Zaev./TV21