Më 22 prill nis ndërtimi i Korridorit 8! Kovaçevski: Gjithçka e paraparë në 400 faqe, t’i zhgënjejmë skeptikët

TË FUNDIT

Për më 22 prill është paralajmëruar fillimi i punimeve për Korridorin 8, por vendi dhe detaje të tjera ende nuk dihen. Edhe pse gazetarët insistuan për të ditur më shumë se prej cilit vend fillojnë punimet, ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski tha se të gjitha detajet do të dihen në kohën e duhur.

 “Për gjithçka do të jeni të informuar dhe do të ju thërrasim se ku duhet të jeni,  që të vini dhe bashkërisht të bëjmë mbikëqyrje në punët ndërtimore, të informojmë se deri ku është projektimi i trasesë, shpronësimi, përqindjet e shpronësimit”, tha Bllagoja Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje.

Por çfarë ndodhë nëse projekti dhe punimet nuk shkojnë sipas planit të paraparë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se gjithçka është e paraparë në marrëveshjen prej 400 faqeve që është nënshkruar mes Qeverisë dhe kontraktuesit.

 “Është nënshkruar marrëveshje 400 faqe në të cilën janë definuar të gjitha detyrimet që duhet t’i bëj kontraktuesi. Gjithashtu janë definuar edhe detyrimet e palës tjetër të marrëveshjes që është Republika e Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ndërmarrja Publike “Rrugët shtetërore” dhe Ministria për Transport dhe Lidhje, kështu që të gjitha detajet gjatë ndërtimit do të mund të ju informojnë edhe Komiteti drejtues, ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe ndërmarrja publike “Rrugë shtetërore”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kryeministri Dimitar Kovçevski u shpreh i bindur se do të ndërtohen korridori 8 dhe 10D, dhe se do të duhet t’i zhgënjejë skeptikët, pasi sipas tij, përveç këtyre projekteve të mëdha infrastrukturore, vendi gjithashtu do të anëtarësohet edhe në BE.