Mbyllet Parlamenti sllovak për shkak të kërcënimit për bombë të vendosur

TË FUNDIT

Godina e Parlamentit sllovak sot u mbyll për shkak të kërcënimit se gjoja është vendosur një  bombë në të, lajmëruan mediat sllovake.

Askush nuk guxon të hyjë apo të dalë nga godina e Kuvendit.

Zëdhënësja e Parlamentit, Mihaela Jurcova, për TASR konfirmoi se ekziston rrezik i sigurisë dhe se policia për momentin kontrollon pjesë të godinës së mbyllur për opinion.