Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në ora 11:30 do të mbajë mbledhje.
Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe nuk e përjashtojnë mundësinë e vënies së masave restriktive shtesë nëse për atë marrin rekomandime nga Komisioni për sëmundje ngjitëse në luftën kundër pandemisë.
“Si do që të lëvizë lakorja e infektimit të njerëzve, sistemi shëndetësor i shtetit do të mund të përgjigjet. Por, sa më shumë njerëz u përmbahen rregullave, respektohet distanca sociale dhe zvogëlohet lëvizja dhe secili prej nesh mbetet në shtëpi gjatë periudhës së ardhshme, drejtpërdrejtë i ndihmohet edhe sistemit shëndetësor”, tha Spasovski për SllobodnaTV.
Konkluzionet nga seanca, siç informojnë nga qeveria do të kumtohen pasi e njëjta të përfundojë.
