Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët është mbledhur sot në selinë qendrore në Tetovë, në të cilën kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, ka informuar anëtarët e kryesisë për detajet nga takimet e fundit që po zhvillohen lidhur me krijimin e shumicës së re parlamentare, njoftojnë nga ASh.
“Kryesia Qendrore në mënyrë unanime ka autorizuar kryetarin dhe kryesinë e ngushtë që të vazhdojë bisedimet me partitë tjera dhe deputetët e partive më të vogla të cilat kanë treguar gadishmëri për të qenë pjesë e shumicës së re parlamentate, e cila do të zgjedh më pas edhe përbërjen e re të Qeverisë. Detajet nga këto takime do të jepen gjatë ditëve në vazhdim”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.
