Mbi 85 milionë amerikanë tashmë kanë votuar në zgjedhje

TË FUNDIT

 Mbi 85 milionë amerikanë tashmë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet presidenciale, përfshirë edhe nëntë milionë në Teksas, ku numri i votuesve e tejkaloi jehonën e përgjithshme të daljes në zgjedhjet e fundit në vitin 2016.

Sipas të dhënave të bazës për monitorimin e votimit të quajtur “Projekti zgjedhor” nga Universiteti në Florida, votimi i parakohshëm theu rekorde nëpër SHBA.

Dalja e madhe në votimin e parakohshëm e reflekton edhe interesimin e madh të votuesve për zgjedhjet dhe dëshirën e tyre për t’iu shmangur rrezikut nga koronavirusi dhe trafikut gjatë ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor.