Më shumë se 73 milionë njerëz në SHBA e kanë ndjekur raundin e parë të debatit të parë televiziv parazgjedhor mes presidentit aktual dhe kandidat të demokratëve Xho Bajden. Këtë e tregojnë të dhënat e kompanisë Nielsen.
Sipas kompanisë, rreth 17,8 milionë amerikanë e kanë ndjekur debatin e Foks Njuz, 12,6 milionë të Ej-Bi-Si Njuz dhe 9,7 milionë në En-Bi-Si. Në kanalet tjera ka pasur shikueshmëri më të vogël.
Është vërejtur se në llogaritjet nuk janë marrë parasysh numrat e transmetimeve në internet.
Debati zgjedhor në vitin 2016 ishte me numër rekord të shikueshmërisë në historinë e SHBA-së. Atëherë konfrontimin mes Trampit dhe Hiliari Klintonit e ndoqën rreth 84 milionë njerëz./MIA