Mbi 320 mijë pensionistë do të marrin pension një javë më herët, pagesa do të bëhet në mënyrë etapore

TË FUNDIT

Pagesa e pensioneve të prillit  fillon prej nesër. Që të mundësohet  mbrojtje më e madhe e pensionistëve  në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19, pensionet do të jepen para kohe, ndërsa marrja  nëpër banka do të realizohet  në katër grupe. Procesimi në mënyrë etapore i pensioneve do të mundësojë zbatim  të rekomandimeve dhe masave për parandalim  dhe përhapje të virusit,  veçanërisht pasi pensionistët janë  grupmoshë më e rrezikuar, informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Prej atje potencojnë  se sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme.

“Edhe në kushte  të krizës shëndetësore-ekonomike nga përmasat globale, pagesa e pensioneve të muajit Prill do të fillojë  një javë para 1 Majit. Mbi 320  mijë pensionistë  do t’i marrin pensionet në llogaritë e tyre nga e premtja, 24 prill. Pensionistët të cilët përdorin  kartelë pagesore të njëjtë me llogarinë  në të cilën lëshohet pensioni, me paratë  mund të  kryejnë pagesa  nga e premtja, 24 prill. Ata mund ta marrin pensionin në bankomat ose t’i përdorin mjetet për pagesë  në rrjetin tregtar”, thuhet në kumtesën  e dërguar nga Qeveria.

Për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela,  pagesa  e gatshme e pensioneve nëpër sportele të bankave do të zhvillohet në katër grupe,  sipas vlerës së pensionit dhe atë për pensionet deri në 11 mijë denarë, pagesa të hënën 27 prill, të martën 28 prill  pagesa për pensionet  prej 14.001 deri në 18 mijë denarë, të mërkurën 29 prill pagesa  për pensionet më të larta se 18.001 denarë, pagesa  të enjten, 30 prill.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se pensionet  janë të sigurta  në llogaritë  e shfrytëzuesve. Ata  të cilët do të vendosin  t’i marrin mjetet, apelojmë  ta respektojnë orarin  e pagesave, sepse vetëm ashtu  tregoni përgjegjësi ndaj vetes dhe të afërmve tuaj. Pagesa etapore është bërë me qëllim  që të zvogëlohet rrëmuja para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetiti personal dhe publik”, thuhet në kumtesë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton në obligimin për mbajtje të  mbrojtjes personale për shkak të parandalimit të  përhapjes së koronavirusit dhe për mbrojtje të popullatës  gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Të gjithë të cilët do të  marrin para nga bankomatet  ose nga filialet  e bankave, detyrohen të mbajnë  mbrojtje e cila e mbulon pjesën  e hundës dhe gojës. Gjithashtu, gjatë pritjes në rend dhe brenda në banka, duhet  të kenë kujdes  të distancës të paktën prej dy metra./MIA