Mbi 300 ankesa AKE në nëntë muajt e parë të vitit, më së shumti për vlerën e fakturave

TË FUNDIT

Në nëntë muajt e parë të vitit  332 ankesa  nga ana e qytetarëve janë dorëzuar  deri te Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE). Në tremujorin e parë ka pasur 165 ankesa, në të dytin – 79, ndërsa  në kuartalin e tretë – 88. Numri i ankesave këtë vit është më i vogël nga ai në vitin e kaluar kur  në periudhën e njëjtë  në AKE kanë arritur 464 ankesa.

Në  këtë periudhë më së shumti ankesa ka pasur për dy  operatorët e mëdhenj telekomunikues – Telekomi i Maqedonisë dhe A1. Nga ana e shfrytëzuesve të shërbimit të Telekomit të Maqedonisë në AKE  kanë arritur 180 ankesa, ndërsa për A1  ka pasur  113. Për Telekabel Robi  ka pasur gjithsej 6 ankesa, nga 2 në çdo kuartal, për Neotel-3, gjithashtu dhe për  Total TV 2,  ishin për IP Sistem, ndërsa 25 ankesa ishin për dhënësit tjerë të shërbimeve  telekomunikuese, informojnë nga AKE.

Qytetarët më së shumti janë ankuar  për shërbimet  në telefoninë celulare dhe atë më së shumti të atyre  të cilët  kanë të bëjnë me  telefoninë folëse për çka në AKE  në këtë periudhë kanë arritur  51 ankesa. Me ankesa për internetin në celular deri te Agjencia janë drejtuar  19 qyetarë. Gjithsej 30 ankesa  ka pasur edhe për problemet me  transferimin e numrave, gjegjësisht për mundësinë  që shfrytëzuesi të transferohet  nga njëri operator në tjetrin. Në nëntë  muajt  ka pasur edhe 7 ankesa për shërbime në roaming dhe atë 3  për  postën folëse dhe 4 për internet  në roaming. Për telefoninë fikse, sërish, ka pasur 17 ankesa – 6 për telefoni fikse dhe 11  për internet fiks.

Pjesa më e madhe e ankesave të qytetarëve ka të bëjë me vlerën e llogarive, gjegjësisht shërbimet e paguara të cilat qytetari konsideron se  nuk i ka marrë.

Nga të gjitha ankesat e arritura AKE ka miratuar  tërësisht ose pjesërisht 55. Janë refuzuar 85, ndërsa 48 janë hedhur poshtë  për shkak të  jokompetencës – ankesës jo në kohë dhe arsye të ngjashme.

Agjencia për komunikime elektronike është instanca e dytë në të cilën  drejtohen qytetarët për problemet  me operatorët telekomunikues. Së pari,  ato ligjërisht detyrohen ankesën ta dorëzojnë  deri te operatori  i cili ka obligim  t’u kthejë përgjigje  në afat prej 15 ditëve. Nëse ankesën e tyre operatori e hedh poshtë si të pabazë, shfrytëzuesi i shërbimeve mund të drejtohet deri te AKE  me dorëzimin e dokumentacionit. Agjencia  për ankesën e marrë  nga shfrytëzuesi e informon  operatorin për të cilin  ka  të bëjë ankesa,  i cili në afat prej 15 ditëve  duhet të përgjigjet.

Vendimin  të cilin  nëpër procedurë të konfirmuar do ta sjellë Agjencia është përfundimtar, por operatori ose qytetari ka mundësi  ta ankimojë në procedurë gjyqësore.