Mbi 30 minuta në tablet është rrezik për fëmijët/ Defektologu Zenuni ngre alarmin për përdorimin e pajisjeve “smart”

TË FUNDIT

Çdo fëmijë që kalon më shumë se 30 minuta në ditë në pajisje elektronike krijon varësi dhe futet në grupin e rreziqeve. Kështu shprehet defektologu Boletin Zenuni nga spitali privat Acibadem Sisitina nga ku bën apel që prindërit të bëjnë kujdes dhe mos të lejojnë të vegjlit që të përdorin pajisjet elektronike pa kriter dhe pa kontroll. Në të kundërtën defektologu Zenuni thotë se fëmijët shfaqin probleme në fusha të ndryshme si në aspektin psikofizik po ashtu edhe në aspektin socioemocional.

“Kemi fëmijë që janë totalisht të izoluar, fëmijë që u mungon interaksioni social. Ne e dimë që komunikimin e vetëm që e japin softëerat ose këto pajisje elektronike është komunikimi njëkahësh, respektivisht fëmijët vetëm marrin më shumë se sa japin, domethënë nuk ka ndërveprim. E ajo që më shqetëson më së shumti është së fëmijët deri në moshën dy vjeçare definitivisht po tregojnë edhe shenja apo elemente po them në thonjëza të një autizimi potencial.”- deklaroi Boletin Zenuni – Defektolog.

 

 

Por si të veprojë një prind i cili vëren të fëmija ndonjë pengesë në zhvillim ose ndryshim të madh i cili nuk përkon me realitetin?

 

“Fillimisht duhet të drejtohet te mjeku amë i fëmijës, pediatri, pastaj te defektologu, edukatori special ose logopedi më i afërt që ka në vendin e jetesës, te mjekët, neurologët, neuropsikiatër, te gjithkush që ka edhe njohuri dhe bazë profesionale në lidhje me trajtimin e këtyre problematikave.”- deklaroi Boletin Zenuni – Defektolog.

 

 

Sipas mjekëve ndonëse ka një ndërgjegjësim në rritje nga ana e prindërve, sërish fëmijët kalojnë orë të zgjatura para kompjuterit apo telefonit, duke dëmtuar në mënyrë të vazhdueshme shikimin dhe shëndetin.