Pajtim Zeqiri nga “Terre des hommes-Kosovo” në emisionin “Robin Hud” tha se janë shqetësuese të dhënat për fëmijët në rrugë. Zeqiri thotë se nuk ka shkop magjik me të cilin mund të largohet kjo dukuri, por theksoi se duhet të punohet në zhdukjen e varfërisë, pasi sipas statistikave, 9 prej 10 fëmijëve në rrugë, janë të varfër.
“Studimi prap i fundit i UNICEF, diku janë 150 raste aktive, flasim për raste aktive që janë identifikuar për një periudhë të caktuar kohore,brenda 2 jave, mirëpo numri i rasteve që frekuentohen, që lëvizin, që jo çdo herë janë situatë në rrugë është shumë më e madhe, kalon numrin 200 të fëmijëve që janë në situatë rruge. Komunat ku ka më shumë fëmijë në situatë rruge është Prishtina, Prizreni, Gjakova, Ferizaj”, tha Pajtim Zeqiri nga “Terre des hommes-Kosovo”.
Ndiqni sot në ora 12:05 në TV21 episodin e plotë të serialit “Robin Hud”, ku në bashkëpunim me kolegë gazetarë nga i gjithë rajoni, trajtojmë temën e fëmijëve në rrugë.