Mbi 10 kamionë të bllokuar në Kërçovë! Shoferët: Kemi mbi 25 orë këtu, nuk kemi ngrënë as bukë!

TË FUNDIT

Reshjet intensive të borës kanë bllokuar akset kryesore rrugore në pjesët malore të vendit.

Ndalesë për automjetet e rënda ka edhe në aksin Rrugor Kërçovë- Gostivar, sepse me vështirësi kalohet në Strazhë. Pika policore qëndrojnë rrugëve dhe ndalojnë automjetet e rënda. Në rrugën kryesore në Kërçovë janë mbi 10 kamionë të cilët janë ndaluar nga policia që nga dita e djeshme dhe po qëndrojnë aty.

Vendi ku janë ndaluar kamionët afër nuk ka as shitore e as pikë karburanti, ata mbi 25 orë janë duke qëndruar në kamion dhe siç thonë, disa nga kolegët e tyre nuk kanë ngrënë as bukë që nga dita e djeshme.

 “Nuk e di a do të lirohen sot, na thanë të presim dhe ende nuk dimë asgjë. Këtu jemi prej dje, saktësisht 25 orë ka që jemi këtu.(ngjitje) Asgjë nuk ka as tualet as pikë karburanti, disa nga kolegët nuk kanë as ushqim rrinë ashtu, gjithë kohës. Nuk e dimë se deri kur do të jemi këtu. Ka ndalesë nga Ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” këtu policia na ka ndaluar dhe na i ka marrë dokumentet dhe na thonë rrini derisa të ndërpritet ndalesa”, tha një shofer kamioni.

“Prej dje në orën 11 më ndaloi policia më mori dokumentet, lejen e qarkullimit dhe kartën e identitetit dhe asnjë lloj informacioni tjetër fare (ngjitje) Me pakicë, cigare shkova mora te karburanti poshtë, ika në këmbë në mëngjes mora edhe pak ujë (ngjitje 00:32) Pronari më ka marrë në telefon dhe më tha gjej një autobus dhe hajde në Tetovë se në Tetovë është pika, s’ka as autobusë as një gjë fare, policia nuk m’i jep dokumentet nuk e di përse, për me lënë kamionin dhe me ik me diçka tjetër”, shtoi një tjetër shofer.

TV 21 kontaktoi edhe Ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë”, por nga atje thonë se do të vazhdojë ndalesa për automjetet e rënda në këtë aks rrugor. Ekipi jonë gjatë ditës qëndroi në terren nëpër rrugët e qytetit të Kërçovës ku 90 përqind ishin të kalueshme. Nga informacionet nëpër fshatra mësojmë se situata është stabile dhe shumica e rrugëve lokale janë të kalueshme. Situatë më e vështirë paraqitet në kalimin kufitar Qafthanë ku vështirë kalohet edhe me automjete të lehta, ndërsa për automjetet e rënda edhe atje vazhdon ndalesa.

TË NGJAJSHME