Kopshti Zoologjik në Shkup është më i pasur për edhe tre banorë të rinj. Në profilin në Fejsbuk, Kopshti Zoologjik publikoi se mbrëmë kanë ardhur tre pinguinë të cilët gjatë periudhës së ardhshme do të jenë në karantinë që më lehtë të aftësohen në vendbanimin e ri.
“Miqtë e vegël tashmë e shijuan ujin”, thuhet në publikimin më të ri të Kopshtit Zoologjik.
Që atje paralajmërojnë se në periudhën e ardhshme, derisa të vijë momenti pinguinët t’i shohim drejtpërdrejtë, çdo ditë do të publikojnë fotografi të tyre.
“Pinguinët do të jetojnë në vendbanim bashkëkohor sipas standardeve botërore, me pishinë të madhe të jashtme dhe brenda një pjesë e ngrohtë me pishinë të mbyllur. Falënderojmë Qytetin e Shkupit që na mundësuan të kemi një kënd të ri të mrekullueshëm në Kopshtin Zoologjik, me shpendë akoma më të mrekullueshëm për herë të parë tek ne”, thonë nga atje.
