Demokracia mësohet që në moshë të hershme, përmes respektimit të mendimeve të ndryshme, pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe përfshirjes në komunitet. Ky ishte mesazhi në Kuvend, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ku morën pjesë nxënës të shkollave fillore.
Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, u shpjegoi nxënësve se demokracia nënkupton marrjen e vendimeve së bashku dhe respektimin e vullnetit të shumicës.
Ambasadori i Zvicrës, Kristof Zomer, theksoi se demokracia nuk fillon vetëm me të drejtën për të votuar, por në momentin kur kuptojmë se zëri ynë ka rëndësi.
Në fund, nxënësit zhvilluan një diskutim interaktiv me deputetët për demokracinë dhe mënyrën e marrjes së vendimeve.
