Mbappe: Dua ta mposht Real Madridin në shkurt dhe mars

TË FUNDIT

Kylian Mbappe ka pranuar se nuk ka gjasa të luajë ndonjëherë për Tottenhamin.

Real Madridi ka qenë prej kohësh favorit për të transferuar sulmuesin francez, të cilit i skadon kontrata me Paris Saint-Germain në qershor.

“Jam i sigurt që Tottenhami do të bëjë diçka të mirë këtë sezon me Antonio Conten, sepse ai është një trajner i madh. Kështu që është mirë për ta, por nuk mendoj se do të luaj për Tottenhamin në jetën time”,

PSG-ja do të përballet me Real Madridin në 1/16 e Ligës së Kampionëve në muajt e parë të vitit 2022 dhe Mbappe deklaroi se nuk do  të largohet gjatë muajit janar.

“Unë mendoj se nuk më takon mua të flas për momentin”, shtoi ai.

“Po hyjmë në pjesën më të rëndësishme të sezonit dhe po luajmë me Real Madridin”.

“Pra, e vetmja gjë që kam në mendje është të mposht Real Madridin në shkurt dhe mars. Jam gati të jap gjithçka për PSG-në”.

“Jam shumë i lumtur në PSG, do ta përfundoj sezonin aty 100 për qind. Do të jap gjithçka që kam për të fituar Ligën e Kampionëve, ligën, kupën, sepse lojtarët dhe tifozët e meritojnë dhe mendoj se meritoj të fitoj diçka të madhe me PSG-në”, ka thënë Mbappe.