Matija Markov, trajner i ri i FC Shkupit /FOTO

TË FUNDIT

Klubi i Futbollit, Matija Markov është trajner i ri i klubit të futbollit, Shkupi, ka njoftuar ekipi, transmeton TV21.

“Jemi të entuziazmuar të njoftojmë emërimin e Matija Mirkovit si trajneri i ri i FC Shkupi. Me përvojën e tij të gjerë, aftësitë taktike dhe pasionin për lojën, jemi të bindur që Matija do ta udhëheqë ekipin tonë drejt sukseseve të reja. Vizionet e tij përputhen në mënyrë të përkryer me ambiciet e klubit, dhe jemi të emocionuar të shohim ndikimin pozitiv që ai do të sjellë si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Gjithashtu, kemi kënaqësinë të njoftojmë se Boban Babunski merr detyrën e ndihmës trajnerit, ndërsa Minas Osmani merr detyrën e ndihmës trajnerit të dytë. Së bashku, ata do të përforcojnë stafin tonë teknik dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të ekipit tonë”, qëndron në njoftimin e FC Shkupit.