Materiale të reciklueshme për ta dekoruar qytetin! Komuna nuk ndau mjete, të rinjtë e Kumanovës e zbukurojnë vetë

TË FUNDIT

Këtë vit Kumanova nuk u dekorua për festat e fundvitit, me arsyetimin se mjetet e parapara për dekorim do të dedikohen për blerjen e pajisjeve elektronike për nxënësit. E nxënësit e kësaj komune, të ndihmuar nga të rinjtë e Këshillit Komunal, e dekoruan qytetin në mënyrë krejtësisht të veçantë, duke përdorur sa më shumë materiale të reciklueshme për të mbrojtur ambientin.

Kemi vendosur që ta dekorojmë qytetin, shumicën e dekorimeve jemi munduar që t’i bëjmë me materiale të reciklueshme që ta mbrojmë ambientin në qytetin tonë”.

Ky aktivitet na ndihmon neve nxënësve që sadopak të kontribuojmë në vendin tonë, pra në dekorimin e vendit tonë dhe për mendimin tim ishte kënaqësi të punojmë bashkë dhe ta shprehim kreativitetin tonë”.

Përveç dekorimeve, në pemën vitit të ri u vendosën mesazhe, idetë dhe kërkesa nga të rinjtë e këtij qyteti, të cilat më pas do të shqyrtohen nga Këshilli Komunal për realizimin e tyre.

Për të rinjtë e Këshillit Komunal kjo iniciativë do të shërbej edhe për bashkimin e të rinjve.

“Le t’u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve bashkërisht të japin propozimet, kërkesat dhe idetë e tyre që bashkërisht ta bëjmë Kumanovën sërish qytet të të rinjve”.

I bëj thirrje të gjithë të rinjve të bashkohen të japin idetë e tyre, kërkesat dhe mendimet për punën e Komunës së Kumanovës të cilat në vitin 2022 mund të realizohen. Si këshilltar i ri premtoj se do luftoj dhe do të japim maksimumin që gjithçka që punohet të jetë në interes të rinjve”.

Ndër kërkesat më të shumta të cilat u shkruan dhe arritëm t’i lexojmë ishte ndërtimi i kinemave, sallave të sportit, shtigjeve për biçikleta, punë dhe angazhim për të rinjtë.