Bazuar në të dhënat epidemiologjike, masa kufizuese janë vendosur në njësitë rajonale të Kardicas, Pellas dhe Piresë që nga fillimi i këtij mëngjes, me urdhër të zëvendësministrit grek të Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias për të parandaluar më tej përhapja e koronavirusit, informon korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Siç kumtuan nga Sekretarit i përgjithshëm i mbrojtjes civile të Greqisë, vendoset ndalesë për punë në objekte hotilerike dhe të ngjashme nga mesnata deri në orën 7 në mëngjes, ndërsa në tubimet, manifestime dhe të ngjashme, janë lejuar më së shumti 50 persona.
Kufizimet do të jenë në fuqi gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, gjegjësisht deri më 1 shtator.
Masa të njëjta të tilla janë vendosur në 12 pjesë tjera të Greqisë.
