Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, porositi se Qeveria i ndërmerr të gjithë masat që të zbutet ndotja. Ai tha se programi për uljen e ndotjes së ajrit, gjë për të cilën, për herë të parë janë ndarë para, vazhdon të zbatohet edhe këtë vit dhe pothuajse në fund është realizimi i tij.
“Në 28 objekte janë ndryshuar pajisjet me sistemet ekologjike për nxehje (në çerdhe, shkollat fillore dhe të mesme, objekte shëndetësore) me vlerë të përgjithshme prej 37,4 milion denarëve. Diçka mbi këtë shumë është ndarë për 28 objekte ku po intervenohet që të vendosen fasada efikase energjetike. Në vijim është furnizimi publik për ripërtëritjen e gjelbërimit publik në komunat, në vlerë prej 5 milion denarëve. Masat në lidhje me ndotjen e ajrit zbatohen vazhdimisht sipas planit të Ministrisë për mjedis jetësor dhe Qeverisë. Ky problem nuk mund të zgjidhet për një kohë të shkurtër”, deklaroi Dushko Arsovski – zëdhënës i Qeverisë.
