Mariçiq në Click Plus: Nuk do të ketë veting, por do të ketë spastrim të kuadrit të mirë dhe të keq

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq nëpërmjet Click Plus paralajmëroi se nuk do të ketë veting, por do të ketë spastrim të kuadrit të mirë dhe të keq.

“Ne kemi një metodologji vlerësimi, i cili duhet të miratohet nga këshilli gjyqësor, metodologjia për kompleksitetin e çështjeve, gjithashtu një kod etik, rregullorja e sjelljes, ka shumë gjëra të cilat janë vendosur në tavolinë”, tha Mariçiq.

Mariçiq nuk pajtohet me komentet se asgjë nuk është bërë në gjyqësor.

“Në këto tre vjet ne kemi filluar proceset dhe mendoj se nuk është e drejtë të thuhet se asgjë nuk është bërë. Mos të harrojmë se Kryetari i Gjykatës Supreme ishte pjesë e sistemit të kaluar. Të gjithë ata njerëz nuk janë më pjesë e sistemit. Nuk do të ketë veting, por do të ketë një spastrim”, potencoi Mariçiq.