Mariçiq: Do të hartohet ligj mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe ushtarake

Must Read

Osmani: Për mbishkrimet nëpër monumente zgjidhje le të gjejnë historianët jo politikanët

Lidhur me kërkesat e fundit të politikanëve bullgarë për të ndryshuar pllakat në monumentet që lexojnë "okupatori...

Osmani: Ka dallime me Bullgarinë në pritshmëritë nga marrëveshja

Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme, në konferencën e sotme për media tha se ka dallime...

Laboratorë lëvizës për testet Covid-19

Laboratorë të lëvizshëm në një furgon me dy punonjës, një shofer dhe një robot, që përdoret për...

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi për ligjin mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjendjen ushtarake, duke pasur parasysh siç tha ai, “nuk e dimë se çfarë na pret në të ardhmen me krizën e koronavirusit”.

Mariçiqi tha se i udhëzuar nga të gjitha paqartësitë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila në vendin tonë rregullohet vetëm “nga një ose dy nene në Kushtetutë”, ai konsideron se është ide e mirë që së shpejti të miratohet ligj mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe ligjin ushtarak. Pres të formohet një grup pune shumë shpejt dhe të konsultohet me ekspertë, opozitën, presidentin, zyrtarë të qeverisë, të cilët ishin të përfshirë në zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Siç paralajmëroi ministri, të gjitha institucionet kompetente do të përfshihen në konsultime.

Mariçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse prokurori publik do të zgjidhet me propozimin e opozitës, tha se ai nuk mendon që prokurori duhet të zgjidhet me marrëveshje politike, duke treguar përvojën me zgjedhjen e prokurorit publik të PPS-së.

Zgjedhja e prokurori publik, siç theksoi ai, është kategori kushtetuese dhe për ta ndryshuar atë, është e nevojshme të ndryshohet Kushtetuta. Sipas Mariçiqit, ne kemi prokuror të mirë publik dhe ai mund ta bëjë punën.

“Parimi ynë është që politika të jetë sa më larg të jetë e mundur ndaj këtyre proceseve”, tha Mariçiq.

Ai njoftoi se në lidhje me reformat në gjyqësor, takim i nënkomitetit në kapitullin 23 do të mbahet në nëntor dhe se të gjitha përparësitë do të diskutohen. Prioritetet tona, siç u tha, janë përforcimi i pavarësisë së gjyqësorit, filtrimi i gjyqësorit, përforcimi i luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe trajtimi i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit, si dhe monitorimi i tyre. Mariçiq njoftoi gjithashtu rishikim të Ligjit mbi procedurën penale dhe kodit penal.

Osmani: Për mbishkrimet nëpër monumente zgjidhje le të gjejnë historianët jo politikanët

Lidhur me kërkesat e fundit të politikanëve bullgarë për të ndryshuar pllakat në monumentet që lexojnë "okupatori fashist Bullgar", Osmani tha se...

Osmani: Ka dallime me Bullgarinë në pritshmëritë nga marrëveshja

Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme, në konferencën e sotme për media tha se ka dallime midis Maqedonisë dhe Bullgarisë në...

Laboratorë lëvizës për testet Covid-19

Laboratorë të lëvizshëm në një furgon me dy punonjës, një shofer dhe një robot, që përdoret për të kryer tamponë. Ky është...

Avdullah Hotin e presin edhe dy interpelanca

  Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në ora 14:00 për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga seancat...

Sanksionohen 222 shoferë në Shkup, prej të cilëve 60 për shpejtësi të tejkaluar

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 222 sanksione, përfshirë 60 shkelje për tejkalimin e shpejtësisë...

More Articles Like This