Maqedonia vetëm me futbollistë në Amsterdam, nuk do të ketë tifozë!

TË FUNDIT

Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futboll, më 21 qershor kundër Holandës do të luajë pa përkrahje të tifozëve nga tribunat.

Kjo u bë e qartë, pasi Ambasada e Holandës në Shkup, nëpërmjet profilit të saj në “Twitter”, kumtoi se masat në vendin e tyre për ndalesë të udhëtimit nga vendet e treta, jashtë Bashkimit Evropian, mbeten në fuqi.

Për shkak të pandemisë së Covid-19, është ndaluar hyrja e shteteve me rrezik të lartë, kurse në atë listë ende gjendet edhe vendi ynë.

Sërish, risia është se në Amsterdam nga Bukureshti do të udhëtojnë vetëm futbollistët dhe shtabi profesional, transmeton TV21.

Gazetarët dhe ekipi tjetër pjesëmarrës në Bukuresht do të kthehen në Shkup.

TË NGJAJSHME