Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 në fillim të shtatorit fillon ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2023 që do të zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji. Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 ndeshjen e parë do ta luaj më 2 shtator me Francën në Le Mans, ndërsa ndeshjen e dytë kundër Serbisë do ta lauj më 7 shtator në Ohër në stadiumin “Biljanini Izvori”, transmeton TV21.
Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë U21 Dragi Kanatlarovski ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese.
Portierë: David Denkovski (Bregalnica 2008), Marko Alçevski (Akademia Pandev), Stefan Tasev (Maqedoni GP 1932);
Mbrojtës: Filip Antovski (Austria Vjenë, Austri), Blerton Sheji (KF Shkupi), Martin Veliçkoviq Raduloviq (Pelister), Metju Bozhinovski (Melbourne Victory, Australia), Mario Mlladenovski (Botev Plovdiv, Bullgari), Besnik Ferati (Akademia Pandev) Adrian Hajdari (Rapid Vjena, Austri), Jovan Manev (Bregalnica);
Mesfushorë: Agon Elezi (Varazhdin, Kroaci), Enis Fazlagiq (Zhilina, Sllovaki), Ali Adem (KF Shkupi), Tomçe Grozdanovski (Zlate Moravce, Sllovaki), Amel Rustemoski (Will, Zvicër), Luka Stankovski (Rabotniçki) Arbi Bosha (Maqedonija GP ), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Metodi Maksimov (Rabotniçki), Emir Skenderi (Struga Trim & Lum), Luka Trajkovski (Borec);
Sulmues: Stefan Çolakovski (Melburn City, Australi), Marko Gjorgjievski (KF Shkupi), Mario Ilievski (Shtatori Sofje, Bullgari);
Pas shpalljes së listës së lojtarëve, seleksionuesi Dragi Kanatlarovski u shpreh se është një fillim i ri, duke shtuar se mezi pret që t’i takojë lojtarët.
“Një fillim i ri për mua dhe futbollistët. Mezi pres të takoj lojtarët. Ky brez po fillon një cikël të ri kualifikimi, kënaqësia dhe nderi për ta udhëhequr atë është shumë e madhe ashtu si pritjet tona nga cikli i kualifikimit”, u shpreh Dragi Kanatlarovski – Seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë U21./TV21
