Jemi në Romë në kryeqytetin italian ku përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll të premten do të përballet me Italinë. Seleksionuesi Bobi Milevski ka ardhur i kompletuar me të gjithë futbollistët, por në anën tjetër trajneri italian, Spaleti, ka problem në mbrojtje pasi në moment të fundit është lënduar Alesandro Bastoni, raporton Artan Nuhiu, gazetar TV21.
Maqedonia tashmë është bërë ankth për Italinë. Assesi italianët të fitojnë ndaj Bardhit dhe shokëve. Në dy ndeshjet e fundit mes këtyre dy përfaqësueseve Maqedonia njëherë e ka fituar Italinë në atë ndeshje në Palermo dh e njëherë ka barazuar në Shkup. Tani sërish përballja e njëjtë, por ndeshja zhvillohet në kryeqytetin Italian, në stadiumin “Olympiko” të Romës.
“Duhet t’i presim rastet tona në kundërsulme , medoj se është normale që ata ta kenë kontrollin e lojës, por mendoj se mund t’i befasojmë në kundërsulme”, tha Bojan Miovski – futbollist.
“Na pret një ndeshje e vështirë dhe ndryshe nga ajo në Shkup. Detyra jonë është të luajmë si ekip, ta lëmë shpirtin në terren për njëri tjetrin, t’i respektojmë detyrat e trajnerit dhe kështu mendoj që do të kemi rezultat të mirë”, deklaroi Tihomir Kostadinov – futbollist.
Futbollistët e Maqedonisë do ta përfundojnë ciklin kualifikues europian pa gjasa për të siguruar një vend në EURO 2024, pasi kanë grumbulluar shtatë pikë nga gjashtë ndeshje dhe janë në vendin e parafundit në Grupin C. “Verdhe-kuqët” këto kualifikime do t’i mbyllin me duelin kundër Anglisë që luhet në Shkup të hënën e ardhshme. Nga Roma për TV21, Artan Nuhiu.
