Maqedonia ka blerë 16,000 teste serologjike të koronavirusit. Testime të tilla do të kryhen për herë të parë në vendin tonë, dhe ato do të ndihmojnë në zbulimin dhe efikasitetin më të madh në detektimin e personave të infektuar, ka mësuar TV21.
Këto teste gjithashtu do të zbulojnë personat që kanë pasur tashmë virusin dhe nuk kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.
Nga vijnë testet, sa kanë kushtuar, pse blerja është kryer në një procedurë urgjente pa publikuar tender dhe cila është cilësia e testeve, do ta mësoni në lajmet në orën 18.30 në gjuhën shqipe dhe në 19.30 në gjuhën maqedone.
