Maqedonia luajti një pjesë të parë të dobët me shumë probleme në organizimin e lojës, nga e cila nuk rezultoi asnjë goditje brenda portës kundërshtare.
Mesfusha dukej disi e ngadaltë, e pamenduar dhe me shumë gabime në pasime dhe topat e kryqëzuar nuk përbënin asnjë rrezik para portës së mysafirëve.
Miovski pati rastin e vetëm në pasimin e Alioskit, por gjuajtja e tij u devijua nga këndi. Vlen të përmendet edhe depërtimi i Elmasit, por që nuk i rezistoi sulmit deri në fund.
Pas lojës së lodhshme në pjesën e parë, trajneri Milevski në minutën e 58-të bëri një ndryshim të dyfishtë dhe zëvendësoi Trajkovskin dhe Velkovskin me Nestorovskin dhe Çulinovin.
Në minutën e 66-të të ndeshjes, Elif Elmas duket se ka shfryrë inatin dhe me një goditje të fortë nga zona e rreptësisë ka mposhtur portierin mysafir.
Gjashtë minuta më vonë Çurlinov gjen golin e dytë për Maqedoninë.
Para se t’i shënonte dy golat, Maqedonia mori një penallti të cilën gjyqtari më pas e anuloi me anë të VAR.
Katër minuta para përfundimit të ndeshjes, mysafirët zbutën humbjen me golin e vetëm të shënuar nga Yanik.
Lojtarët tanë ndeshjen e radhës kualifikuese do ta luajnë më 10 qershor kundër Ukrainës në Shkup.
