Maqedonia dhe Kosova me premierë botërore në Montreal

TË FUNDIT

Filmi “Three Days in September” me skenar nga Darijan Pejovski dhe Igor Ivanov dhe regji nga Darijan Pejovski do të ketë premierën botërore në festivalin e kategorisë ‘A’ – Montreal World Film Festival.

“Three Days in September” do të garoj në kategorinë First Feature Competition me 24 filma nga e gjithë bota.

Ky film është një triller psikologjik që merret me pasojat e dhunës familjare dhe seksuale. Aty luajnë: Irena Ristic, Kamka Tocinovski, Adem Karaga, Salaetin Bilal, Milica Stojanova, Kiril Korunovski, Mentor Zymberaj, Blerim Qeriqi, Fatos Kryeziu etj.

“Three Days in September” është i mbështetur nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë dhe Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i Skopje Film Studio dhe “IKONE STUDIO” me producent Tomi Salkovski, Valon Bajgora dhe Yll Uka.