Manchester U. humbi edhe nga Grimsby, portieri i Grimsby: Jam fans i ManUtd, prandaj jam pak i dëshpëruar

TË FUNDIT

Pas ndeshjes historike të Grimsby, që eliminoi gjigantin anglez Manchester United, emocionet kanë shpërthyer në mesin e lojtarëve dhe tifozëve të klubit të vogël.

Portieri i Grimsby, Kristi Pym, i cili u shndërrua në një nga heronjtë e sfidës, me humor tha pas ndeshjes:

“Ende jam në shok, nuk e kuptoj çfarë ndodhi. Unë jam tifoz i Manchester United, prandaj jam pak i zhgënjyer. Por këto ndeshje janë arsyeja pse luajmë futboll. Ishte thjesht brilante. Mendoj se duhej të isha më i mirë në serinë e penaltive, por më e rëndësishme është që fituam.”

Kjo fitore do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e Grimsby-t dhe tifozëve të tij, të cilët tashmë e shohin klubin e tyre modest në qendër të vëmendjes së futbollit anglez.