MANÇEVSKI PËR ATA QË NUK DUAN NË SEKTOR PRIVAT, “LE TË SHOHIM”

Ndryshimet në Ligjin për Administratë duhet të finalizohen në qershor apo në korrik. Këto janë pritjet e ministrit Damjan Mançevski, kurse deri në fund të vitit, ai pret që të përfundojë edhe procesi i riorganizimit dhe optimizmit të sektorit publik.

“Riorganizimi është projekt të cilin e punojmë bashkë me BE dhe Sigma. Kur të mbarojë do të kemi analiza më të sakta”, theksoi Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Siç ishte paralajmëruar, një pjesë e të punësuarve në sektorin publik do të transferohen në atë privat. Por, në rast se nuk duan, ministri me përgjigje:

“Le të shohim”, u shpreh Mançevski.

Kjo sipas Mançevskit, nuk do të thotë se do të lëshohen nga puna. Ai shton se ka kapacitet edhe në institucionet, por duhet të gjendet vendi i vërtetë. Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, në një intervistë për TV21, Mançevski deklaroi se në qoftë se ndiqet tendenca nga vitit 2017, kur numri ishte ulur për 1.000 të punësuar, atëherë pret ulje të numrit të të punësuarve në sektorin publik edhe për vitin 2018.

“Shpresoj se edhe këtë vit numrat do të jenë me tendencën e njëjtë, sepse e di se punësimi kryhet në pajtueshmëri me nevojat e institucioneve, e jo si më parë  – sipas nevojave të partisë në pushtet”, deklaroi Ministëri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

Por, vetëm një muaj më vonë, Raporti thotë se numri është rritur për 3.346 më shumë në krahasim ne 2017-tën. Rritja, e jo ulja e numrit, siç priste Mançevski është për shkak të punësimeve të realizuara në shëndetësi, arsim, çerdhet dhe në vendet ku ka pasur nevojë.

“Numri i të punësuarve në sektorin publik, deri më 31.01.2018 është 132.068, bashkë me të punësuarit në Shoqatat Aksionare që janë në pronësi të plotë të shtetit, kurse numri i punësimeve të përkohshme përmes agjencive, është 143.148”, potencoi Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ajo që mungon është kuadro e cila do të përfshihej në procesin e negociatave. Prandaj, Mançevski tha se me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe me Ministrinë e Financave, punojnë në përpilimin e një plani, përmes të cilit do të angazhohen njerëz nga institucionet, por edhe jashtë tyre.

Përgatiti: Aleksandra Velinova