Man Utd anulon stërvitjen, kjo është arsyeja

TË FUNDIT

Skuadra e Manchester Unitedit ka anuluar stërvitjen e ditës së sotme.

Lajmin e ka bërë e ditur vet klubi anglez përmes një komunikate për media. Disa persona në klub kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe “Djajtë e Kuq” nuk kanë rrezikuar për ta përhapur edhe më shumë.

Duke pasur parasysh gjendjen në ekip, kemi marrë vendim të anulojmë stërvitjen pasi prioritet është shëndeti i lojtarëve dhe stafit”, thuhet në njoftimin e Manchester Unitedit

Manchester Unitedi mund ta anulojë edhe ndeshjen e së martës në Premierligë ndaj Brendtfordit.