Maltë, Kryeministri Abela hetohet për vdekjen e disa migrantëve

TË FUNDIT

Kryeministri i Maltës si edhe një komandant i lartë ushtarak i vendit përballen me hetime penale, pasi një OJQ i akuzoi ata për shkaktimin e vdekjes së të paktën pesë migrantëve në det.

Kryeministri, Robert Abela tha se ankesa e policisë kishte vënë në lëvizje hetimet për një hetim zyrtar për të, për ushtarakun e lartë, Jeffrey Curmi si edhe për ekuipazhin e një anijeje patrullimi të Forcave të Armatosura të Maltës.

Javën e kaluar Malta i shpalli portet e saj të pasigurta për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe i mbylli ato. Qeveria tha gjithashtu se nuk mund të garantonte shpëtimin e anijeve në vështirësi.

OJQ-ja ”Republika” paraqiti dy raporte të veçantë në lidhje me dy incidente që përfshinin migrantët në det.

Raporti i parë i OJQ-së ka të bëjë me vdekjen e të paktën pesë migrantëve në një anije që u la të lundronte në ujërat maltese para se të kthehej në Libi këtë javë.

”Shtatë persona të tjerë mungojnë”, thonë të mbijetuarit.

Raporti i dytë pason pretendimet e një OJQ-je që operon një linjë telefonike të urgjencës, ”Alarm Phone’, sipas të cilit një ekuipazh i ushtrisë malteze nuk kishte ndihmuar një varkë që transportonte migrantë.

Abela akuzoi OJQ-në si dhe një anëtar të opozitës në parlament që shërben si një nga avokatët e saj për shpërqendrimin e Maltës nga puna e saj për të përmirësuar situatën me koronavirusin.

“Ne po punojmë ditë e natë për të mbrojtur vendin tonë, por ka njerëz që duan të na burgosin”, tha kryeministri Abela./BW