Për shkak të përkeqësimit të gjendjes me virusin korona, Mali i Zi sërish vendos kufizimin e lëvizjes, transmeton TV21.
Igor Galiq, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik bëri të ditur se Qeveria malazeze ka vendosur që ora policore të fillojë nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, me çka gjatë uikendit do të ketë ndalesë të lëvizjes nga një qytet në tjetrin.
