Ndërtimi i një sistemi global i qeverisjes së AI-së kërkon konsensus të gjerë

TË FUNDIT

Kina do të shfrytëzojë Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale (AI) dhe Takimin e Nivelit të Lartë mbi Qeverisjen Globale të AI-së si një mundësi për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin me të gjitha palët për të ndërtuar një sistem global të qeverisjes së AI-së bazuar në konsensus të gjerë.

Kështu u shpreh të premten zv.presidenti kinez Han Zheng në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e hapjes së Forumit të 14-të Botëror të Paqes në Pekin, duke bërë thirrje për forcimin e qeverisjes në fushat në zhvillim si AI-ja.

Han deklaroi se bota aktualisht po përjeton ndryshime të shpejta, me një peizazh ndërkombëtar kompleks e të paqëndrueshëm, konflikte të shpeshta gjeopolitike dhe rreziqe, sfida e mangësi qeverisjeje gjithnjë e më të dukshme.

Në këtë sfond, zv.presidenti kinez paraqiti një propozim prej katër pikash:

Së pari, duhet të mbështetet fuqimisht autoriteti dhe statusi i Kombeve të Bashkuara.

Së dyti, duhet të thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi nëpërmjet mekanizmave shumëpalësh.

Së treti, duhet të promovohet përmirësimi i qeverisjes ekonomike globale.

Së katërti, duhet të forcohet qeverisja në fusha në zhvillim, si inteligjenca artificiale.

Në takim morën pjesë rreth 400 personalite nga qarqet politike, diplomatike dhe akademike brenda e jashtë Kinës