Sipas Indeksit Global për Krim të Organizuar, Mali i Zi është renditur në vendin e parë në Evropë dhe në vendin e 14-të në botë kur bëhet fjalë për tregtinë me drogë, ndërsa i katërti në Evropë për krim, pas Rusisë dhe Ukrainës dhe i 45-ti në botë, informon RTMZ.
Kur bëhet fjalë për rezistencën drejtë krimit, siç është theksuar në Institutin për Alternativa, nga 44 vende evropiane, Mali i Zi është në vendin e 38-të dhe në vendin e 112-të në botë.
Në raportin për Malin e Zi thuhet se vendi kryesisht shërben si zonë transiti, pa dallim nëse bëhet fjalë për drogë, armë ose tregti me njerëz.
Bëhet e ditur se heroinë nga Shqipëria dhe Kosova kontrabandohet për Serbi dhe vendet e Bashkimit Evropian dhe se grupet kriminale që kanë lidhje me ato veprimtari karakterizohen me nivel të caktuar të dhunës.
Mali i Zi, theksohet, se është pika kryesore hyrëse për kokainë në BE përmes Ballkanit, kryesisht nga Amerika Latine.
Kur bëhet fjalë për shitje ilegale të armëve, Mali i Zi është një nga rutat më të rëndësishme të transitit në rajon, nga Serbia drejtë Lindjes së Afërt, nga Rusia deri në Afrikën Veriore (kryesisht deri në Libi) dhe nga Ballkani deri në Evropën Perëndimore, si dhe nga BeH deri në Serbi dhe Kosovë.
Megjithatë, siç bëhet e ditur, tregtia me armë është ulur në vitin 2017 dhe 2018, sepse grupet kriminale janë kthyer kah kontrabanda e cigareve dhe drogës.
Në raport janë dhënë edhe të dhëna për tregtinë me njerëz. Nga viti 2015 deri në vitin 2019 ishin identifikuar vetëm 22 viktima, por format e tregtisë me njerëz dhe robëria në shërbim të krimit kompjuterin bëhen më të sofistikuara.
Në raport theksohet se nëpunësit shtetërorë janë të përfshirë në krim dhe se pjesëtarët e policisë, shërbimet agjente dhe politikanët sigurojnë mbrojtje të kriminelëve.
