VLEN: Për 24 muaj dëshmuam se ndryshimi ndërtohet mbi punë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete

TË FUNDIT

Nën moton “Transparencë dhe llogaridhënie” VLEN shënoi 24 muaj qeverisje që siç thanë, kanë dëshmuar se ndryshimi është i mundur dhe se për këto dy vite u realizuan projekte e ligje që sipas tyre, vite me radhë ishin vetëm premtime. VLEN tha se mes tjerash kanë avancuar përfaqësimin dhe rolin e shqiptarëve në institucione duke shtuar se “për 24 muaj dëshmuam se ndryshimi ndërtohet mbi punë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete”.

“Një shtyllë e rëndësishme e këtij procesi ka qenë edhe avancimi i përfaqësimit dhe rolit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, si dhe fuqizimi i zërit të tyre në vendimmarrje. VLEN ka qenë pjesë aktive e këtij ndryshimi, duke e kthyer përfaqësimin në praktikë dhe duke rritur ndikimin institucional në proceset vendore dhe shtetërore. Bilanci i këtyre dy viteve dëshmon se ndryshimi nuk ndërtohet mbi retorikë, por mbi punë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete. Ky është standardi që VLEN ka vendosur në qeverisje, një qeverisje ku shqiptarët kanë rol më të fuqishëm në institucione, ku vendimmarrja sjell efekt dhe ku politikat përkthehen në përmirësim të jetës së qytetarëve. Ky është orientimi që VLEN do të vazhdojë ta ndjekë edhe në të ardhmen: me më shumë përgjegjësi, më shumë efikasitet dhe më shumë rezultate për çdo qytetar”, tha VLEN.