ZGJEDHJET

Makroni dhe Merkeli janë për përgjigje të shpejtë për pakon e daljes nga kriza në BE

Must Read

VMRO-DPMNE me masa për ekonomi të fortë, Stojanoska: Do ta ulim papunësinë nën 10%

Bartësja në Njësinë Zgjedhore nr.6 nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, nga Tetova porositi se në programin...

“Gruaja të mos përdoret si kukull”, Valbona Reka paralajmëron Ligj për barazi gjinore

Bartësja e listës në njësinë zgjedhore numër 4, Valbona Reka nga koalicioni “Tash është koha” thotë se...

Komuna Çair përkujton Srebrenicën, zyrtarizon gjuhën boshnjake dhe vendos flamurin boshnjak para Komunës

Komuna e Çairit përkujton gjenocidin në Srebrenicë. Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në rrjetin social...
- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Liderët e Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Emanuel Makron, mbrëmë deklaruan se do ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre që të ndihmojnë në negociatat për përgjigje të shpejtë për pakon për ripërtëritje nga pasojat e virusit korona për 27 vendet anëtare të BE-së.

- Advertisement -

Në takimin e parë tet-a-tet që nga fillimi i pandemisë, kancelarja gjermane dhe presidenti francez e theksuan vendosmërinë e tyre që të punojnë bashkë për kthimin e ekonomive evropiane në rrugën e vërtetë, në kohë kur Gjermania prej nesër, 1 korrik, e ndërmerr kryesimin gjashtëmujor me BE-në.

Liderët e BE-së do të tentojnë t’i tejkalojnë dallimet e tyre në samitin më 17 dhe 18 korrik rreth propozimit të Komisionit Evropian që të huazojnë 500 miliardë euro nga tregu për fondin e ri për ripërtërije, që të ndihmojnë në ringjalljen e ekonomive të cilat më së rëndi janë të prekura nga virusi korona, veçanërisht Italia dhe Spanja.

Merkeli deklaroi se shpreson se samitin e liderëve në muajin e ardhshëm vendet anëtare të BE-së do t’i tejkalojnë dallimet e tyre në lidhje me buxhetin shumëvjeçar, si dhe në lidhje me fondin për ripërsëritje, transmetojnë mediat britanike.

- Advertisement -

“Shpresojmë se mund të gjejmë zgjidhje, edhe pse kemi ende rrugë të gjatë para nesh”, tha Merkeli.

Në maj, Merkeli dhe Makroni propozuan formimin e një fondi për ripërtëritje në vlerë prej 500 miliardë euro, që KE-ja e zgjeroi, duke propozuar fond prej 750 miliardë euro, që kryesisht do të përbëhet nga grante.

KE-ja, megjithatë, përballet me rezistencë të disa vendeve, të cilët kundërshtojnë kredi të pakthyeshme dhe për këtë refuzojnë që të sigurojnë mjete pa kurrfarë obligimesh nga shfrytëzuesit.

Në konferencën e përbashkët për media me Makronin në vilën e qeverisë gjermane në afërsi të Berlinit, Merkeli tha se ato nuk presin që propozimi i tyre të miratohet si i tillë, por se kjo e dëshmon drejtimin në të cilin dëshirojnë të ecin.

“Përmes propozimit tonë të përbashkët për ripërtëritje ne qartë do të bëjmë me dije se Gjermania dhe Franca dëshirojnë të luajnë rol bashkë në muajt e ardhshëm, me çka qartë bëjmë me dije se Evropa është e ardhmja jonë”, tha Merkeli.

Ajo vlerësoi se pritjet janë të mëdha dhe shtoi se Evropa nuk është e bashkuar kur Gjermania dhe Franca janë të bashkuara.

“Por, nëse Gjermania dhe Franca nuk pajtohen”, atëherë kjo nuk është mirë për unitetin e Evropës”, theksoi Merkeli.

Makroni, nga ana e saj, tha se kriza e shkaktuar nga virusi korona dhe pasojat e saj ekonomike dhe sociale është “moment i së vërtetës” për Evropën.

“Mund ta bëjmë këtë moment të së vërtetës moment të suksesit”, tha Makroni, duke insistuar në nevojën që të arrihet marrëveshje evropiane për plan për rimëkëmbje ekonomike.

Ai shtoi se të dyja vendet do të bëjnë gjithçka që marrëveshja për buxhetin që arrihet në samitin e korrikut.

Presidenti francez i bëri thirrje BE-së që ta përforcojë sovranitetin e saj në spektër të gjerë të sferave, përfshirë edhe çështjet klimatike, ekonominë digjitale, industrinë ushqimore, shëndetësinë dhe sigurinë./MIA

- Advertisement -

- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Latest News

“Gruaja të mos përdoret si kukull”, Valbona Reka paralajmëron Ligj për barazi gjinore

Bartësja e listës në njësinë zgjedhore numër 4, Valbona Reka nga koalicioni “Tash është koha” thotë se pas 15 korrikut do të...

Komuna Çair përkujton Srebrenicën, zyrtarizon gjuhën boshnjake dhe vendos flamurin boshnjak para Komunës

Komuna e Çairit përkujton gjenocidin në Srebrenicë. Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në rrjetin social Facebook, shkruan: “Në nder dhe...

Çulev: Do të ketë sanksione të ashpra për të gjithë shkelësit e procesit zgjedhor

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ka udhëzuar të gjithë kolegët e tij që të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet...

Emiratet vendosën të mbyllin 9 mijë vende pune

Presidenti i Emirateve, Tim Clark tha që linja ajrore e Lindjes së Mesme ka vendosur të reduktojë më shumë 9,000 punëtorë për...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -