Makron: Vaksinat janë “lloji i ri i luftës botërore”

TË FUNDIT

Evropa po përballet me një “lloj të ri të luftës botërore” për vaksinat, deklaroi presidenti francez Emanuel Makron për gazetën “Le Figaro” në një konferencë shtypi pas ditës së parë të samitit virtual të BE-së.

Sipas tij, kjo i detyrohet, ndër të tjera, “dëshirës së Rusisë dhe Kinës për të zgjeruar ndikimin e tyre nëpër botë përmes vaksinave”.

Lideri francez shprehu pikëpamjen se në situatën aktuale Evropa duhet të jetë e pavarur në prodhimin e barnave të tilla.

Makron shtoi se në muajt e ardhshëm Evropa do të rrisë prodhimin e vaksinave të koronavirusit dhe do të bëhet prodhuesi më i madh i përgatitjeve të tilla. Në të njëjtën kohë, presidenti francez propozoi të bllokojë eksportin e vaksinave nëse prodhuesi nuk përmbush detyrimet e tij për shpërndarjen në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se kompanitë “Fajzer” dhe “Moderna”, ndryshe nga “AstraZeneka”, janë duke përmbushur detyrimet e tyre.

Komisionari Evropian për Tregun e Brendshëm Tieri Breton ka thënë më parë se Evropa nuk do të ketë nevojë për vaksinën ruse “Sputnik V”, pasi katër barna të tjerë janë miratuar tashmë në Bashkimin Evropian, mjaftueshëm për të rritur imunitetin e masës.

Kryeministri italian Mario Dragi, megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë e Romës që të porosis vaksinën ruse për shkak të mungesës së koordinimit të BE-së.

Siç nënvizoi kancelarja gjermane Angela Merkel, BE-ja duhet të lejojë përdorimin e “Sputnik V” edhe nësë BE-ja nuk e urdhëron vaksinën, Gjermania do ta bëjë atë vetë.

TË NGJAJSHME