Më datë 06.01.2024 në ora 12:30 në SPB Ohër është raportuar se në Strugë, në rrethrrotullimin nga rruga “JNA” deri në rrugën “Marks Engelsova”, automjeti “Mercedes” me targa të Strugës, i drejtuar nga D.J. (46) nga Struga, ka goditur këmbësorin Z.N.(62) nga Struga.
“Në aksident Z.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të diagnostifikuara në Spitalin Special “Shën Erasmo” në Ohër”, thonë nga MPB.
Kontrolli është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor Strugë.
