Mahnitëse, zogjtë krijojnë imazh njeriu (Video)

TË FUNDIT

Një fenomen i mahnitshëm ka ndodhur në qiellin e New York-ut, ku një grumbull zogjsh kanë arritur që gjatë fluturimit të tyre të krijojnë një imazh njeriu.

Turisti Cheryl Gilbert bëri të mundur që nga autobusi të arrinte të kapte këto pamje në qiell mbi urën e Bruklinit, ku një tufë zogjsh po fluturonin në mënyrë të çuditshme.

Një numër i madh i përdoruesve të rrjeteve sociale besojnë se nga forma e fytyrës që krijuan zogjtë ngjason me imazhin e presidentit rus Vladimir Putin. Kjo është një pamje që shumë persona e kanë cilësuar si mrekulli ka të tjerë që e cilësojnë si video montazh.