Macron sot në Paris i pari e pret kancelarin e ri gjerman Scholz

TË FUNDIT

Presidenti francez, Emmanuel Macron sot në Paris do ta presë kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz, në takimin e tyre të parë në të cilin dy liderët më të fuqishëm në BE do të tentojnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për përballje me krizën në Union dhe më gjerë.

Në rend dite, thonë autoritetet franceze, janë tensionet rreth Ukrainës, për të cilën autoritetet amerikane besojnë se mund të përballet me okupimin rus në fillim të vitit të ardhshëm, si dhe prioritetet e Makronit për kryesimin gjashtëmujor francez me Bashkimin Evropian, që fillon më 1 janar.

Macron vendosi marrëdhënie miqësore me paraardhësen e Scholzit, Angela Merkel, e cila e ndërpreu traditën gjermane, në mënyrë që u dakordua me përpjekjet për angazhim të përbashkët gjatë pandemisë me Covid-19. Por, dy liderët nuk u dakorduan për disa pika kyçe, përfshirë edhe importin gjerman të gazit nga Rusia, e cila mohon se planifikon ta okupojë Ukrainën, dhe raportin e saj me konkurrentët e tjerë, siç është Kina.

Vendet e tjera të BE-së, gjithashtu, punuan në krijimin e mini aleancave, siç është “katërshja kursyese” e kombeve perëndimore konservative fiskale apo Grupi i Vishegradit në Evropën Lindore, pjesërisht për ta kompensuar pabarazinë që del nga përpjekjet franceze-gjermane për koordinim.

Problemi i dytë është si të financohet tranzicioni drejt energjisë më të gjelbër dhe nëse energjia bërthamore dhe gazi natyror mund të konsiderohen si burime ripërtëritëse dhe si të tilla të subvencionohen. Makroni dëshiron të ndërtojë reaktorë të rinj bërthamorë në Francë, përderisa tashmë ekziston plani që gjermanët t’i mbyllin. Marrëveshja e re për koalicionin qeveritar gjerman nuk e zgjidhë këtë çështje, duke lënë hapësirë për kompromis, konsideron Parisi.

“Është mirë të ketë dyshe franceze-gjermane e cila dakordohet mirë … por asnjëherë nuk është e mjaftueshme”, thotë Marion Gajard, eksperte për marrëdhëniet franceze-gjermane në Institutin për studime politike në Sains-Po në Paris.

Diplomatët francezë janë optimistë për atë se si mund të duket raporti me Gjermaninë nën kryesimin e Olaf Scholzit.